Presidenti Meta flet nga Pogradeci për dëbimin e ambasadorit iranian…

0
148

Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë një vizite në Pogradec, është ndalur ndër të tjera edhe tek Vetingu në Politikë, draftpropozimi i cili sot u rrëzua nga maxhoranca.

Ai shprehet se vetingu në politikë është i domosdoshëm dhe duhet gjetur gjuha e përbashkët për realizimin e tij.

“Mesazhi është që reforma në drejtësi duhet bërë seriozisht. Vetingu është i domosdoshëm dhe duhet gjetur mënyra për realizimin e tij në mënyrë që të kermi ndarje të qartë të politikës dhe aktiviteteve kriminale”, tha Meta.

Më tej ai u ndal edhe tek dëbimi i ambasadorit iranian, ku tha: “Jam tërësisht aprovues ndaj vendimit të Ministrisë së Jashtme”.

Ndërsa komentoi miratimin e datës së zgjedhjeve ndërsa nuk kemi ende një reformë zgjedhore, Meta tha se jemi të vonuar dhe apelon që të arrihet sa më shpejt një marrëveshje.

“Padyshim jemi të vonuar me reformën zgjedhore dhe apeloj që të arrijmë sa më shpejt një marrëveshje për të kthyer besimin për zgjedhje të lira”, – tha Presidenti.

Në vijim ai u ndal edhe tek protesta e studentëve ku tha se është e domosdoshme që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje.

“Është e domosdoshme që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje, sepse të gjithë i vlerësojnë si të drejta dhe legjitime, në mënyrë që pastaj ata t’i kthehen auditoreve të tyre me besim dhe entuziazëm për cilësinë e arsimit të tyre. Por edhe për të ardhmen e tyre në këtë vend”, – deklaroi Presidenti Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here