Duket se studentët kanë fare të drejtë që nuk pranojnë të bëjnë dialog me kryeministrin e “përlotur Rama”, që u shkon atyre pas, auditor më auditor. Sepse, në valën e protestave dhe pikërisht në ditët kur kryeministri u ankohet se buxheti i varfër i Shqipërisë, nuk ka para të mjaftueshme për të plotësuar kërkesat e studentëve, qeveria shqiptare u “fali” bizneseve të mëdha dhjetëra apo qindra miliona euro, nga taksat që ato u detyrohen arkës së Shtetit, me ligj.
Të enjten në mbrëmje në parlamentin shqiptar, u votua një ligj i posaçëm që dhe është një nga grabitjet më të mëdha të shqiptarëve. Shumica socialiste ka votuar unanimisht për të zbritur tatimin e dividentit që ndajnë aksionerët e një kompanie nga 15/% në 8% për më të kamurit e këtij vendi. Dhe këtë nuk e ka bërë për vitet që vijnë çka edhe nëse do të qe imorale nuk do të përbënte ligjërisht një krim.
Në ora 20 00 Taulant Balla e depozitoi ligjin në sekretarinë e kuvendit që normalisht nuk ishte më në orar zyrtar. Dhe në ora 22 00 të natës të së enjtes delet e Edi Ramës ngritën duart për herë të dytë për të ulur dividentin nga 15% në 8% duke i falur milionë euro një grusht oligarkësh.
Aksioni i “vjedhjes” së arkës së Shtetit, për llogari të bizneseve të mëdha është bërë me një shpejtësi të rrufeshme, sepse të Enjten e datës 20 Dhjetor, Presidenti Meta e ktheu këtë Ligj të posaçëm, porse brenda ditës në mënyrë të rrufeshme, Konisioni i Ekonomisë, e rrëzoi Dekretin e Presidentit, ndërsa Kuvendi e votoi në sallë, rrëzimin e Dekretit të Presidentit, pikërisht pod je në orën 22.00 të darkës dhe gjithë zhvatja u zhvillua në harkun e 12 orëve.
Arsyet se përse Kompanive të mëdha të biznesit u falen, pothuajse gjysma e detyrimeve ndaj Shtetit, ndërkohë që sudentëve nuk u përgjysmohen tarifat dhe pagesat dhe u lanë rrugëve në mënyrë të mjeruar, është fare e qartë, mungesa e mdjeshmërisë ndaj shqiptarëve dhe etja e pakufishme për para.
Sepse afërmendsh, bizneset e mëdha shqiptare e kanë “lobuar” këtë ulje të detyrimeve dhe të miliona eurove që u mbeten si dhuratë në xhep, nga shteti i varfër shqiptar i kryeministrit Rama dhe do kenë shpërndarë një pjesë të majme të tyre, në xhepat e atyre që e bënë të mundur këtë “dhuratë”, duke ju a zhvatur nga xhepat e të gjithë shqiptarëve pa përjashtim…
Ka ikur koha e vjedhjeve të Bankave me pistoletë në dorë dhe me kapuç në kokë, tanimë grabitjet bëhen me ligj të posaçëm dhe nuk ka gjykatë që mundet të dënojë askënd, sepse grabitja është ligjore dhe vjedhja është e ligjshme!…
Dhe sigurisht, ditën për Diell dhe përmes votave të të votuarve shqiptarë!