Erisa Xhixho: Arroganca ka arritur kulmin, oligarkëve u falen taksat, studentët vidhen nga qeveria…

0
130

Qeveria e oligarkeve duke shkelur kushtetuten kaloi dje në parlament “Ligjin për ndryshimet në tatimin mbi fitimin”, të cilin e miratuan për herë të dytë duke shkelur proçedurat parlamentare, pas kthimit me të drejtë nga Presidenti i Republikës.

Ky ligj parashikon uljen e tatimit mbi fitimin nga 15% ne 8 % duke i falur miliona euro një grupi njerezish të lidhur me qeverine dhe arroganca shkon deri në shkeljen e kushtetutes në diten për diell kur ky ligj ka fuqi prapavepruese ,pra shtrihet në kohën e para miratimit të këtij ligji.

Nderkohe që kushtetuta shprehet qartë ne
Nenin 155 të saj se ligji fiskal NUK mund te kete fuqi prapavepruese:

“Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.”

Ne dhjetorin e protestave ku studentet shqiptare kane prej javesh qe protestojnë për kushte minimale për cilesi ne arsim dhe konvikte qeveria jo vetem qe nuk i degjon dhe as ka vullnetin për ti plotesuar ato, por i dhuron parise se shoqerise miliona euro duke shkelur kushtetuten ne menyre flagrante .

Arroganca ka arritur kulmin , kjo qeveri nuk meriton më asnje minutë te drejtojë vendin tim ku studentin e te varfrin e zhvat me vetedije dhe oligarket i pasuron duke shkelur cdo ligj e kushtetuten e shqiperise.

Nga: Erisa Xhixho

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here