Kërcënimet e Greqisë/ Turqia përgjigjet: Do ta paguajnë shtrenjtë!

0
159

Gjatë dy ditëve të fundit, ka patur tensione të shtuara mes Greqisë dhe Turqisë. Së fundmi, ministri turk i Mbrojtjes, Hukusi Akar ka kërcënuar Greqinë, duke i kthyer kështu përgjigje deklaratave të homologut grek. Ministri Akar foli për zhvillimet në Egje, Mesdhe dhe Qipro.

“Të gjithë duhet të qëndrojnë larg sfidave. Përndryshe, të gjithë duhet ta dinë se do ta paguajnë shtrenjtë. Kjo është këshilla që u japim fqinjëve tanë. Nuk do të lejojmë asnjë sfidë në Egje dhe Mesdhe. Nuk do të lejojmë asnjë vendim kundër Republikës Turke të Qipros Veriore. Ne jemi për miqësi, paqe dhe stabilitet, por nuk do të tolerojmë për të drejtat tona me çfarëdo kosto. Çmimi do të jetë shumë i shtrenjtë. Nuk duhet të bëjnë llogaritje të gabuara“, deklaroi ministri i Mbrojtjes së Turqisë.

Ai i ka kthyer përgjigje kërcënimit të ministrit grek të Mbrojtjes Panos Kamenos, i cili dy ditë më parë deklaroi se: “Nëse bëjnë qoftë lëvizjen më të vogël, ne do t’i shtypim. Greqia do paqe dhe harmoni, por nuk do të lëshojë asnjë centimetër të tokës së saj”. Edhe kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë, bëri deklarata kërcënuese pas ministrit të tij. “Nëse turqit zbarkojnë në një ishull të vogël, ne do ta shuajmë nga faqja e dheut. Ajo është vija e kuqe”, tha ai.

Tensionet nisën të enjten, kur pak pasi helikopteri i ministrit Kamenos ishte ulur në ishullin Kastelorizo në Egje, mbi të fluturuan dy avionë turq F16. Kjo shkaktoi zemërimin e palës greke dhe deklaratën kërcënuese të ministrit Kamenos. Ndërsa pasditen e djeshme, disa avionë luftarakë turq fluturuan mbi hapësirën ajrore të Greqisë në Egje, duke bërë haptazi një tjetër provokim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here