Një bandë shqiptare e shpërndarjes së drogës përfitoi një reduktim të dënimit, sepse secili prej tyre kishte derdhur një pjesë të të ardhurave nga tregtia e paligjshme, në një qendër rehabilitimi, “Olivotti Mira” (Venice), për të varurit nga droga.
Katërmbëdhjetë të pandehurit u dënuan, në tërësi, me pesëdhjetë vjet burg, të cilat mund të kishin qenë shumë më tepër.
Avokatët e të akuzuarve, arritën të bindin gjyqtarët në lidhje me faktin se klientët e tyre janë duke u “’investuar’ për të zbutur pasojat e dëmshme ose të rrezikshme të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal.
Siç mësohet, grupi shpërndarësve të drogës ishin aktivë kryesisht në provincën e Venecias – në mes të San Dona dhe Noventa di Piave – duke u vendosur deri në një kuintalë heroinë në muaj, nga Lindja e Mesme, veçanërisht gadishullin e Anadollit.