Dimri më vdekjeprurës, qindra njerëz humbën jetën…

0
181

Nuk ishte dimri i vitit 1985 dhe as i vitit 1942. Fjala është për vitin e largët 1929. Ky ishte dimri i shekullit të kaluar në Gadishullin Ballkanik.

Pothuajse e tërë Siberia në atë kohë kishte zbarkuar në Ballkan. Siç shihet edhe në foton kryesore gjendja sinoptike duket pothuajse e pamundur të ndodhë por ja që ka ndodhur dhe këtë foto e siguruam nga arkivat e modele kompjuterike për parashikim të motit kurse foton brenda artikullit na e ka dërguar një koleg nga Bosnja.

Fatkeqësisht për Kosovë dhe Shqipëri përkundër përpjekjeve tona nuk mundëm të gjejmë ndonjë statistikë specifike por bazuar në imazhin satelitor gjendja ka qenë tmerruese sikur në tërë Gadishullin Ballkanik. Sidoqoftë kolegu ynë nga Bosnja dhe një tjetër koleg nga Kroacia na i ka siguruar disa të dhëna interesante dhe njëkohësisht të pabesueshme.

Në vitin 1929 vetëm për një natë në Sarajevë ka ra mbi një metër e gjysmë borë, ndërsa në Zagreb rreth një metër. Tempratura minimale në Sarajevë ka shënuar rreth 35.5 nën 0 gradë celsius kurse në Zagreb rreth minus 34.5.

Në Stamboll të Turqisë stuhia e fuqishme dimërore pat zgjatur rreth tri ditë pandërprerje, ku temperatura ishte ulur deri në minus 33 gradë celsius. Në jug të Sicilisë deri në minus 26 gradë celsius kurse në disa rajone të Evropës lindore deri në minus 50 gradë celsius. Kanalet e ujit ishin ngrirë në Venedik ndërsa me borë janë mbuluar edhe Marseji dhe Nice e Francës.

Në Gadishullin Ballkanik theksohet se këtë dimër patën humbur jetën qindra njerëz nga i ftohti i madh dhe izolimi.

Mali i Zi ishte totalisht i izoluar nga bota por kjo mund të thuhet për tërë Gadishullin Ballkanik. Reshjet e borës në viset malore kishin arritur lartësinë deri në 10 Metra. Deti Adriatik kishte ngrirë në disa kilometra kurse Deti i Zi deri në gjysëm  kilometri.

Reshjet e borës në Plazhat e Detit Adriatik kishin arritur lartësinë deri në dy metra kurse në viset kontinentale deri në kater metra.

Gjykuar sipas gjendjes sinoptike në fotografi situatë e njëjtë do të duhej të kishte qenë edhe në të gjitha territoret shqiptare por fatkeqësisht nuk arritëm të gjejmë ndonjë të dhënë specifike.

Në fund të themi se natyra ka ditur shpesh të na ‘ndëshkojë’ dhe të lutemi që ky tip i dimrit të mos përsëritet më kurrë!

Fotografi e vitit 1929 nga Cetinje e Malit të Zi.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here