Albana Vokshi ka deklaruar se dy projektligjet e qeverisë që kërcënojnë me mbyllje mediat online si dhe me vendosje gjobash ndaj tyre, janë pjesë e planit të Ramës për të kufizuar lirinë e medias.
Sipas Vokshit, Rama ka kontroll mbi mediat tradicionale në vend, dhe ndihet i kërcënuar prej mungesës së këtij kontrolli te mediat online.
Vokshi nuk e konsideron këtë si një paketë antishpifje, por si paketë të censurës së plotë në media.
“Ne besojmë se u takon edhe gazetarëve të tregojnë publikisht dhe me zë të lartë kundërshtinë ndaj kësaj përpjekje të Edi Ramës për të qenë drejtor lajmesh në televizione, gazeta dhe portale online. Ne inkurajojmë gazetarët të protestojnë kundër censurës dhe autocensurës që po dikton nga qeveria” u shpreh Vokshi, duke ftuar kështu gazetarët që të reagojnë.