Katër shqiptarë që sapo kishin kryer një vjedhje janë vendosur në ndjekje nga policia italiane. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 22 dhjetorit, në orën 22.35. Patrulla konstatoi se mjeti tip Opel “Meriva” bënte një “ecje të parregullt” dhe kur drejtuesi shikon policinë ngadalëson shpejtësinë dhe më pas e rrit atë.
Për këtë arsye, patrulla vendos që ta ndalojë dhe urdhëroi shoferin që të ndalojë. Ky i fundit nuk i përgjigjet urdhrit, por ikën me shpejtësi në drejtim të qytetit të Grevës në Chianti, duke sfiduar trafikun. Qëllimi i shqiptarëve ishte që të bënin aksident, me qëllim që të pengonin ndjekjen e policisë.
Në këto momente policia kërkoi ndihmë mjekësore për shqiptarët. Ndërkohë ata zbuluan se makina ishte denoncuar si e vjedhur me 20 dhjetor 2018, në Pistoia, dhe brenda saj janë gjetur disa çanta. Ata ishin mbushur me veshje grash dhe burrash. Gjithashtu në makinë u gjetën tre PC portativë; një fletore; një kamera Reflex Nikon; një kuti lëkure që përmbante tre puro; tre telefona celularë; gjashtë orë; një I-pod; disa bizhuteri dhe kartëmonedha të kombësive dhe konfeksioneve të ndryshme. Mallrat, nga hetimet e menjëhershme, u zbuluan se ishin të vjedhur, pak para aksidentit nga një shtëpi në rrugën Case Sparse në Panzano në Chianti dhe, për fat të mirë iu kthyen menjëherë pronarit si rezultat i denoncimit që ai kishte bërë në polici.
Ndërkohë të katër të arrestuarit u transportuan me ambulancë në spitalin e urgjencës spitalore të Santa Maria Annunziata: shtetasi me inicialet K. A., 22 vjeç u raportua se ka pësuar dëmtime në kokë dhe frakturë të eshtrave të hundës, të gjykuara të shërueshme për 20 ditë; K. S., 21 vjeç, refuzoi çdo trajtim mjekësor; S. M., 26 vjeç, u raportua me plagë të shumta me thyerje të eshtrave të hundës, pa u përcaktuar ditët e prognozës; V. P., 40 vjeçar, iu nënshtrua një operacioni për thyerjen këmbës së majtë dhe u pranua në departamentin e kirurgjisë emergjente.