Ish-kryeministri pakistanez, Muhammad Nawaz Sharif u dënua me shtatë vjet burg për korrupsion, për rastin e lidhur me çështjen Al-Azizia Steel Mills.
Gjykata gjithashtu e dënoi atë të paguajë një gjobë prej 25 milionë dollarësh.
Rreth ndërtesës së gjykatës u rrit siguria nga frika e përplasjeve me mbështetësit e ish-kryeministrit, të mbledhur jashtë saj.
Sharif ishte dënuar me 10 vjet korrikun e kaluar, pastaj u lirua pas një vendim të Gjykatës së Lartë.