Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid ka komentuar arritjet e tij…

0
178

Më parë, Odriozola ishte pjesë e skuadrës së dytë të Sociedad, kurse tashmë paraqitet me Real Madrid, ku edhe ka fituar së fundmi Kupën e Botës për Klube.

“Gjithçka në botën e futbollit po ecën kaq shpejtë. Unë duhet të qëndrojë me këmbë në tokë” ka thënë Alvaro, transmeton lajmi.net.

“Sado që të ketë sukses, duhet pranuar me qetësi dhe maturi. Sidomos kur ka një datë të caktuar skadimi në kontratë dhe e di që aty mund të përfundojë gjithçka” ka thënë tutje mbrojtësi spanjoll.

“Mund të pësosh një lëndim të rëndë dhe… gjithçka përfundon” ka thënë ndër të tjerash lojtari.

Odriozola fillimisht u ftua nga Julen Lopetegui në përfaqësuesen e Spanjës, për tu paraqitur pastaj edhe me Real Madridin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here