Më datë 23 dhjetor të vitit 1997, Ronaldo Nazario (Fenomeni) fitoi trofeun e tij të parë të “Topit të Artë” në kulmin e karrierës.
Ronaldo sapo ishte transferuar tek Barcelona, për atë që asaj kohe ishte një shumë rekord shitje, për tu vlerësuar me 222 pikë, plot 154 më shumë se rivali i tij më i afërt, Predrag Mijatović i Atletico Madrid dhe 159 pikë më shumë se shoku i ardhshëm i ekipit, Zinedine Zidane.
Ronaldo, i cili sapo kishte mbushur 21 vjeç, u bë futbollisti më i ri në histori që fitonte trofeun e Topit të Artë, një rekord që vazhdon ta mbajë Fenomeni.
Braziliani legjendar shënoi plot 47 gola në 49 ndeshje në sezonin 1996/97 për Barcelonën, përpara se të transferohej te Inter për shumën e €28 milionë, për të vijuar më tej me fitimin e trofeut të dytë të Topit të Artë, pesë vite më vonë, kur ishte rikthyer në Spanjë, kësaj here te Real Madrid.
Në nivel klubesh, Fenomeni realizoi 352 gola, duke shënuar edhe 62 të tjerë në 98 ndeshje për Selecao, me të cilën fitoi Kupën e Botës në 2002.