Akuzat e forta ndaj moderatorit të njohur: Humbja e objektivitetit profesional, rezultat i miqësisë me Ramën…

0
126

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka bërë një status në Facebook, në të cilin i drejtohet gazetarit Sokol Balla.

Spaho ka ironizuar  komentet e Ballës, i cili shprehet se kabineti i qeverisë është më i keq se ai i para 2017 që kishte dhe tepsinë brenda, por është më i mirë se çdo kabinet tjetër alternativ që do të paraqiste opozita.

Edmond Spaho shprehet se kjo humbje e objektivitetit profesional e gazetarit vjen si rezultat i miqësisë me Ramën. Deputeti i PD i sugjeron Ballës gjithashtu  që të anëtarësohet në Rilindje.

Postimi i plotë:

I dashur mik Sokol. Do ishte më mirë për ty që të anëtarësohesh edhe zyrtarisht në Rilindje. Nuk është turp që të jesh anëtar i PS, këtë nuk mund ta them për Rilindjen. Është realitet që qeveria e sotme është edhe më e keqe se ajo para 2017. Ç’lind nga macja do gjuajë minj. Ç’del nga Rilindja zor se do heqë dorë nga hajdutëria dhe bashkëpunimi me krimin dhe oligarkët. Atje ku gabon ti Sokol, dhe këtë e bën me qëllim, është konkluzioni që kjo qeveri qenka më e mirë se çdo kabinet i mundshëm i opozitës. Këtë e thua që të bindësh naivët që Rama është e keqe e domosdoshme. Cilët nga opozita të duken ty Sokol se janë hajdutë apo të lidhur me kriminelet? Përse përfaqësuesit e opozitës të duken më të zinj se Rama, Damiani, Arbeni, Vangjushi, Qazimi e plot e plot të tjerë. Privilegjet që të jep miqësia me Ramën të kanë rrëzuar edhe genin e fundit të objektivitetit profesional. Prandaj Sokol të them antarësohu në Rilindje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here