Një 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë gjatë një tentative vjedhje të një banese, si dhe për kundërshtim të punonjësve të policisë në momentin e arrestimit.
Taulant Quku banues në lagjen “5-Maj”, Elbasan, dyshohët se është autor edhe i katër vjedhjeve të tjera në banesa.
Dyshohet se brenda dy muajsh 21-vjeçari ka vjedhur në banesa shuma të konsiderueshme parash në euro dhe lekë, televiziorë plazma dhe bizhuteri.
NJOFTIMI I PLOTË:
Elbasan
Policia arreston në flagrancë një shtetas për tentativë vjedhje të një banese, si dhe për kundërshtim të punonjësve të policisë .
21 vjeçari i arrestuar i dyshuar edhe si autor i katër vjedhjeve të tjera të banesave.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë arrestimi nëbflagrancë i shtetasit T. Q., 21 vjeç, banus në lagjen “5-Maj”, Elbasan.
Arrestimi u krye pasi në orët e para të mëngjesit në lagjen “5-Maj”, ky shtetas është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetases Sh.M., banuese në Elbasan. Ky shtetas në momemtin e shoqërimit ka kundërshtuar shërbimet e Policisë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor edhe i katër vjedhjeve të kryera më parë, konkretisht:
• Më datë 20.10.2018, në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.T., ku kanë marrë 40.000 lekë dhe 200 euro.
• Më datë 29.10.2018, gjatë natës në lagjen “Shënkoll” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit B.C., ku ka vjedhur 2 televizorë plazma dhe disa vegla pune me vlerë rreth 2000 euro.
• Më datë 08.11.2018, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A.B, ku ka marrë një televizor “Plazma”, 32 polësh.
• Më datë 20.11.2018, në lagjen “Haxhias” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit M.P., ku ka marrë 70000 lekë dhe disa bizhuteri.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.