Atmosfera e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri është një periudhë ku blerjet janë më të mëdha.
Vitet e fundit në Shqipëri dyqanet ofrojnë ulje me raste festash të cilat variojnë nga 20% deri në 50%. Por sa reale janë ato?
Një pjesë e qytetarëve shprehen se shpesh tabelat e uljeve vendosen më shumë për të tërhequr klientelë .Sipas tyre në Shqipëri mungon kultura e ofertave të mirëfillta siç ndodh në shumë vende të botës.
“Nuk ka ulje përkundrazi ka ngritje. Edhe qumështi ishte rritur me 5 lekë. Dhe dyqanet i nxjerrin kot lajmërimet, sepse nuk ka ulje.
Megjithatë ka edhe qytetarë që i vlerësojnë uljet sado të vogla janë ato.
Pavarësisht kontrolleve në Shqipëri gjithmonë ka rritje të çmimeve për festa si për produktet ushqimore ashtu edhe për ato të veshjeve.