Manjani “shuplakë” Ramës: “Kemi gabuar”. “Është e ndyrë! E çpifur fare! Autokritika s’hahet me vaj e uthull…

0
132

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani teksa ka analizuar situatën që po ndodh në vend, komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se PS kishte bërë edhe gabime.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Manjani përmendi kështu që nga shëndetësia, arsimi, apo dhe infrastruktura. Po ashtu Manjani theksoi se autokritika e tipit komunist nuk mund të hahet as me vaj dhe as me uthull.

“Është e ndyrë! E çpifur fare! Kjo qeveri ka rënë në çdo aspekt, jo thjesht prej ministrave kukulla, por prej modelit më të keq qeverisës që instaloi Edi Rama dhe Rilindja e tij. Nuk mund ta kalojë këtë situatë krize, nga më të rëndat, as me grupe të brendshme armiqësore e as me autokritika komuniste. Duhet të marrë përgjegjësinë që i takon, që në fakt është e gjitha për e mbi Të”, shkruan Manjani.

REAGIMI I MANJANIT
“Kemi gabuar”- tha Edi Rama.
A mund të quhen “gabime” bëmat e tyre?!
Burimet natyrore NAFTE e GAZ i dha me koncension firmave Azere, të njohura për mashtrim ndërkombëtar dhe për pastrim parash korrupsioni. Fakt që e denoncojnë gazetarë, media e agjensi të huaja.
Infrastrukturën gjithashtu me PPP dhe Koncension, me faturë të kripur për të gjithë ne dhe fëmijët tanë.
Në shëndetësi paratë ja dha privatit kurse sëmundjet ja la shtetit. Spitalet publike rropaten me sëmundjet e njerëzve, ndërkohë check up rrujti të gjithë financimin e këtij sektori, pa ofruar asnjë lloj cilësie.
Arsimin jo vetëm nuk e bëri cilësor, por e shtrenjtoi sa më ska.

Ekonomia është mbyllur si asnjëherë tjetër më parë në pak, shumë pak duar (jo për faj të duarve). Njerëzit duhet të paguajnë më shumë se më parë për të marrë shërbime dhe për të blerë në treg. Ky i fundit nuk ka më konkurrencë të lirë, por është mbytur nga pozita monopol.
Njerëzit kanë sot gjithnjë e më pak para në xhep.
Bankat e huaja ikën thuajse të gjitha. Kredia e bisnesit thuajse nuk ekziston. Mbijetesa e tyre sigurohet vetëm nga kreditë konsumatore ose shërbime bankare të tjera.
Kompani pa identitet, pra Off shore, janë prezent në të gjitha sektorët ku ka para për të pastruar dhe transferuar në llogari të mbrojtura jashtë Shqipërisë.
Të gjitha këto e të tjera si këto, nuk tregojnë për “Gabime”, por për veprime të qëllimshme dhe me faj të rënde ndaj Shqipërisë e Shqiptarëve.
Ministrat që përflasin sot mediat (me indicie nga Rama) janë dëshimtarë të këtyre veprimeve me faj, por jo fajtorët e vetëm.
Ata zbatuan me përpikmëri planin e hartuar nga shefi i tyre.
Ndaj autokritikën e tipit komunist me “gabime” dhe “shuplaka”, nuk mund të haet as me vaj e as me uthull.
Është e ndyrë! E çpifur fare! Kjo qeveri ka rënë në çdo aspekt, jo thjesht prej ministrave kukulla, por prej modelit më të keq qeverisës që instaloi Edi Rama dhe Rilindja e tij. Nuk mund ta kalojë këtë situatë krize, nga më të rëndat, as me grupe të brendshme armiqësorë e as me autokritika komuniste. Duhet të marrë përgjegjësinë që i takon, që në fakt është e gjitha për e mbi Të.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here