Nga Koço Kokëdhima
Sot, pas mbledhjes së gjatë të kryesisë së Rilindjes, Edi Rama, konfirmoj se më në fund pas shuplakave të studentëve është gati të korrigjojë qeverinë, që deri dje ishte “ më e mira”.
Ashtu siç ndodh gjithmonë me qeveritë autokrate dhe kleptokrate vjen një ditë, kur të gjithë “armiqtë” e jashtëm të firojnë si alibi e dështimeve dhe veçanërisht për skemës kriminale dhe grabitqare, që ke ngritur në kurriz të popullit që të kishte besuar.
Në këtë fazë të fundit ka hyrë, edhe sekti qeverisës i drejtuar nga Edi Rama. Qytetarët po ngrihen dhe askush nuk beson më, se fajin ja ka Saliu, Luli dhe Monika. Populli më në fund e ka kuptuar, se të gjithë këta bashkë janë kundër mirëqenies së familjeve dhe ardhmërisë së fëmijëve të tyre.
Edhe alibia, “fajin e ka media e kazanit” që shtrembëron sukseset e qeverisë, nuk pi më ujë. Ngrehina kriminale ka rënë, por çështja është që duhet të shpëtojë arkitekti dhe regjisori i saj.
Prandaj ashtu siç bën çdo kleptokrat në ditët e fundit të pushtetit të tij, gjatë përpëlitjes së fundit kërkon shpëtojë vetveten, duke gjetur armiq të brendshëm. Me të vetmen shpresë të kotë; të vërë sërish në gjumë popullin duke prerë ca koka në qeveri e në partinë që nuk ekziston më, me të vetmin synim; të shpëtojë kokën e tij.
Kujton dhe shpreson i shkreti, se duke hequr ca hajdutë të kapur në flagrancë nga çeta e tij dhe duke i zëvendësuar me të tjerë, kryebanditi do të shpëlahet dhe do të “rilind” edhe njëherë.
Qesharak dhe i mjerë në kurthin që ka ngritur vetë, nga makutëria dhe aleancat me llumin më kriminal të këtij vendi. Kësaj bande që shkatërroi PS-në dhe Shqipërinë, i ka ngelur vetëm një shans. Të iki e të presë drejtësinë që tu japë verdiktin që meritojnë, ose popullin që vlon nga mllefi dhe zemërimi.