Një atentat me armë zjarri tronditi sot Laprakën, ku shënjestër e sulmit ishin dy të rinj. Për pasojë nga breshëria e plumbave humbi jetën 17-vjeçarja Griselda Gjinkola dhe u plagos rëndë Erjon Denga, 23 vjeç.
Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku shihet se zona është mes disa pallateve dhe jo shumë e ndriçuar.
Nga të dhënat paraprake mësohet se dy atentatorët, të maskuar me kapuçë, ishin në këmbë, kur nisën të qëllonin me breshëri drejt makinës tip ‘A class’ me ngjyrë gri, ndërsa plumbat prekën dy të rinjtë. Po ashtu plumbat perkën edhe automjete të tjera që ishin pranë vendit të ngjarjes, ndërsa ngjarja mund të kishet përmasa edhe më tragjike. Ndonëse të dy shkuan në gjendje vitale për jetën, vajza ndërroi jetë në spital. Aktualisht djali ndodhet në koma, dhe thuhet se përveç plumbave në kokë ka marrë edhe në organet jetësore për jetën.