13 vjeçarja H.XH që u bë nënë në QKUK ka folur për televizionin T7, duke treguar pse ka ardhur nga Elbasani në Gjakovë, shkruan Gazeta Express.
Nga Elbasani erdhi në Gjakovë, e më pas të miturës H.XH, i’u desh të marrë rrugën për në QKUK që të lindë fëmijën e saj të parë.
Kjo është historia e 13 vjeçarës, që ditë më parë u bë nënë.
Ndërkohë, Televizioni 7 gjatë ditës së mërkurë është takuar me nënën më të re që është regjistruar në Kosovë.
Ajo është një vajzë 13 vjeçare nga Elbasani i Shqipërisë, ndërsa për shkak të moshës, T7 nuk do të jap më shumë të dhëna për identitetin e saj.
Mirëpo, ajo për Televizionin 7 ka thënë që në Kosovë ka ardhur për ta takuar babin e saj që punonte me hekura.
Sipas të miturës, ajo nuk kishte ardhur e vetme në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Bashkë, me të ka qenë edhe burri i saj, që gjithashtu është i mitur dhe është vetëm 17 vjeçar.
Ata kanë hy në Kosovë, përmes pikës kufitare në Morinë.
Por, asaj për shkak se ishte shtatzëne i është dashur që të marr trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Aty në Klinikën e Gjinekologjisë edhe ka lindur fëmijën e saj.
E mitura edhe këtë të mërkurë ka qenë e shtrirë në këtë klinikë.
Ndërkohë, mjekët njoftojnë se gjendja e saj është stabile.
Foshnja meqë kishte lindur para kohës, vazhdon po ashtu të jetë nën përkujdesjen e mjekëve.
E në QKUK një fenomen i tillë nuk është i panjohur.
Në 11 muajt e vitit 2018, janë lindur 246 foshnja, nënat e të cilave janë nën moshën 20 vjeçare. /T7-Express/.