Nuk dihet motivi i sulmit. Politikani qëllohet për vdekje në makinën e tij…

0
152

Një politikan është qëlluar për vdekje në makinën e tij, pasi u ndoq disa kohë nga sulmuesit.

Politikani pakistanez Syed Ali Raza Abidi është qëlluar për vdekje në makinë. Ai ishte vënë në shënjestër nga sulmuesit jashtë shtëpisë së tij Karachi.

46-vjeçari udhëhoqi partinë laike Muttahida Qaumi Movement-Pakistan (MQM-P), por dha dorëheqje nga partia në shtator për “arsye personale”.

Dy persona të armatosur me motor, e kanë ndjekur deri në shtëpi dhe kanë qëlluar mbi makinën e Abidit. Atentatorët u larguan nga vendgjarja, ndërsa Abidi më vonë vdiq në spital.

Një zëdhënësi i policisë së Karachi  është shprehur për Dawn.com: “Është e vështirë të thuhet motivi i sulmit. Nëse është çështje personale, politike apo fetare. Po hetohet nga të gjitha këndet“.

Abidi u zgjodh në Asamblenë Kombëtare të vendit në vitin 2013. Por dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar për tu bashkuar me partinë MQM-P, rivale e partisë PSP. Ndërsa dy anëtarë të Partisë Pak Sarzameen (PSP) u vranë të dielën në Karachi.

https://youtu.be/pFFFLhvhJW4

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here