Nuk përmbahet Rama, shpall objektivin e janarit. Ja çka ndëmend të bëj me protestën….

0
184

Rama ka shpallur publikisht se nga Janari do të kapë protestën e studentëve. “Do të kapë protestën dhe do ta udhëheqë atë”, u shpreh Rama pas një mbledhje qeverie. Rama ka deklaruar prerë se disa nga kërkesat e studentëve nuk do të preken. Një prej tyre e kërkuar me ngulm nga studentët ishte rritja e buxhetit për arsimin në 5%. Rama tha se kjo kërkesë nuk do të përmbushet, ndërsa ka bërë publike disa nga kërkesat e tjera të studentëve që mund të plotësohen pjesërisht, por pa paraqitur asnjë plan të detajuar edhe për to.
Rama u shpreh se studentët që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, nga familje me një prind, të verbërit, personat para dhe tretraplegjikë, si dhe ata me mesatare mbi nëntë në të gjitha programet e studimit do të përfitojnë uljen në 0 të tarifave, si dhe 10 mijë lekë të reja bursë nga shteti.
Reagimi i Ramës:
Arsyeja e kësaj konference lidhet me mbledhjen e qeverisë që në fokus ka pasur studentët, jo vetëm kërkesat e tyre, por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, si elementë përmbajtësorë të dokumentit të paktit për universitetin që do ta bëjmë publikë në mesin e muajit të ardhshëm.
Në mbledhje kemi diskutuar dhe marrë disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojnë përtej tyre, sikur e kemi thënë është e domosdoshme për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese që jo vetëm nuk duhet të zbrapset, por të thellohet.
Së pari kemi miratuar katër vendime të Këshillit të ministrave për kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive që plotësojnë pranimin në ciklin e dytë dhe përfitojnë ulje të tarifave.

Për përcaktimin e kritereve për bursat për studentët e shkëlqyer, së treti kemi ndryshuar vendimin 288 për miratimin e kufirit maksimal të pagesës vjetore që lidhet me ciklin e parë, të dytë dhe profesional me kohë të plotë dhe kemi ndryshuar vendimin për përcaktimin e kategorive që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.
Shpjegohen konkretisht në këto terma: Studentët që vijnë nga familjet me ndihmë ekonomike, të verbërit, personat tetraplegjikë do të marrin bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja. dhe nuk do të paguajnë tarifë. Studentët që kanë mesataren mbi 9 do të përfitojnë 0 tarifa studimi, dhe do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekësh të reja.
Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën e mbështetjes së qeverisë.
Të gjithë studentëve do tiu paguhet 50% e tarifës nga buxheti i shtetit, që do të thotë se të gjithë studentët aktualë, edhe ata me katra dhe me pesta nuk do të paguajnë për pjesën e mbetur të vitit, por do të paguajë Buxheti i Shtetit.
Në vitin e ardhshëm ata që do të jenë nën mesataren 6 do të humbasin çdo mbështetje nga ana e qeverisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ndërkohë lidhur me kërkesën e dytë të studentëve që kishte të bënte me gjendjen në konvikte, Rama premtoi se rikonstruksioni i tyre do të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës.
“Kemi marrë miratimin e dytë për një projekt me 27 mln euro që i shtohet edhe fazës së parë të projektit që ka filluar të zbatohet. Agjencia Turke e Investimeve ka ardhur dhe ka filluar edhe ajo punën në Qytetin Studenti dhe do të jetë pjesë e programit. Ka filluar gjithë procesi i bisedimeve me ajgencitë mbështetëse ndërkomnbëtare dhe brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë të rindërtuara”, u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here