Reagon deputetja e LSI-së Kërpaçi: Sot ishte një shfaqje e shëmtuar e një kryeministri psiqik

0
121

Deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi e ftuar në Fax News foli për deklaratën e kryeministrit Edi Rama për plotësimin e kërkesave të tyre. Kërpaçi i quajti deklaratat e kryeministrit Rama si një shoë dhe se studentët nuk do të mashtrohen nga kjo shfaqje e shëmtuar.

Ajo u shpreh se çdo i ri ka qenë në protestë me vullnetin e tij pavarësisht antarësimeve politike, pasi i bashkon një kauzë e përbashkët, e cila është ajo për të kundërshtuar sisemin që ka ngritur Edi Rama.

“Kryeministri dhe qeveria janë kundër studentëve. Është shumë e thjeshtë mënyra sesi mund të zgjidhen kërkesat e studentëve, ajo zgjidhet me vendime konkrete dhe me mbledhje te parlamenti dhe me vendim të parlamentit. Ishte e panegociueshme fakti që ligji i Arsimit të Lartë do të mbetej ashtu siç është.Studentët janë shprehur se do të fillojnë me këmbngulje protestat pasi kërkojnë plotësimin real të 8 kërkesave të tyre. Studentët nuk mashtrohen. Kërkesat e studentëve nuk plotësohen me show.

Përgjegjësia e kryeministrit nuk është të bëjë meme, por është të shkoj në zyrë dhe të punojë më gjëra konkrete. Kryeministri nuk mund ti mashtrojë dot studentët dhe për këtë duhet të jetë shumë i qartë. Protastat e studentëve do të kthehen masivisht në janar.

Ajo që u bë sot ishte një shfaqje e shëmtuar e një kryeministri psiqik që kërkon të gënjejë studentët. Deklarata e Ramëa nuk tregon sesa njohuri ka për problemet e studentëve. Ai po tenton që të gënjejë opinionin publik se qeveria shqiptare u vu në lëvizje dhe po punon. Kryeministri ka strategjinë e tij që të manipulojë të vërtetën.

Çdo i ri që ka qenë në protestë ka qenë me vullnetin e tij për të luftuar, jo vetëm për kauzën e tyre por për një Shqipëri më të mirë, për të punuar këtu dhe për mos t’u larguar nga vendi. Çdo i ri është bashkuar në protestë përtej antarësimit të partisë, por për kauzat e tyre. Kauza e përbashkët e tyre është për të kundërshtuar sistemin e që ka ngritur Edi Rama, ku anti-vlera shitet si vlerë. Për të gjitha këto probleme dhe këtë sistem të antivlerave, padiskutim që të rinjtë dhe familjarët e tyre janë aty çdo ditë për të luftuar për kauzën e tyre.”- u shpreh Floida Kërpaçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here