Prej kohësh Astrit Patozi, ish-zyrtari i lartë i PD, ka folur me kritikat të forta për opozitën aktuale, madje duke nisur edhe një lëvizje që do shpëtonte sipas tij PD-në. Por duket se pas sfumimit të kësaj lëvizjeje, Patozi ka menduar një rrugë tjetër për karrierën e tij. Ai përmes mikut të tij Mero Baze duket se po mendon të lidhë fijet me mazhorancën qeverisës. Por ajo që duket më e ccuditshme është se në foton e kapur në një lokal, Patozi nuk ëhstë vetëm më Bazen por edhe me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja. Si duket Patozi i ka harruar akuzat e forta që bënte më parë për qeverinë “Rama”, madje ai me sa duket ka harruar edhe akuzat e forta për vetë Beqjen dhe PPP-të. Tanimë gjendne në kafe bashkë e kushedi si do i shkojë halli këtij negocimi.
Pas Bregut e Bodes që Rama i futi në kthetrat e tij, Patozi është elementi rradhës që po shkon drejt Rilindjes.