Policia ka ushtruar kontrolle në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në banesën e autorit të dyshuar të vrasjes dhe plagosjes që ndodhi mbrëmë në zonën e Laprakës.
Sipas informacioneve të para dhënë nga policia, autori i dyshuar nuk është gjetur në banesën e tij.
Motivi i kësaj ngjarje sipas policisë është një konflikt që 2 djemtë kanë pasur me njëri tjetrin para një jave.
19-vjeçari ka ngacmuar Griselda Gjikolajn dhe i dashuri i saj Erion Benga e ka qëlluar. 19-vjeçari jeton në Laprakë shumë pranë vendit të ngjarjes.
Aktualisht po vijojnë kontrollet e policisë, po ende nuk është bërë e ditur vendndodhja e të riut.