Moderatorja Luana Vjollca e cila së fundmi do të publikonte këngën e saj më të re ‘Gyle Gyle’ ditën e sotme në orën 14, jep lajmin e hidhur për të gjithë fansat që me pa durim po prisnin këngën e saj.
‘Miq u mundova shumë që ta sillja këtë projekt në këtë fundviti e pavarsisht dëshirës së madhe koha nuk më premtoi.Ndaj duke ju kërkuar ndjesë ju lajmëroj që kënga do të shtyhet për një moment të dytë.Po punoj ndoshta më fort sec mund ta përballoj… por ju premtoj që shumë shpejt ju presin supriza shumë të bukura!! Faleminderit për mbështetjen tuaj përherë, me ju në krah do ja dal gjithmonë’ ka shkruar në postim Luana.