Pas ndalimit që policia e Tiranës i bëri protestës së diasporës, presidenti Meta ka bërë një deklaratë të befasishme nga qyteti i Korçës. Meta hapi dyert e presidencës për të pritur protestën e qytetarëve.
“Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktature, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar”, u shpreh Meta.
Në përgjigje të pyetjes se policia ua ka ndaluar lejen e protestës emigrantëve, Meta ka theksuar prerë:
“Nuk besoj që një gje e tillë të kete ndodhur, por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantet të protestojne brenda oborrit të Presidencës”, tha më tej Meta.
Kujtojmë se ndalimi i protestës së diasporës është pritur me kritika dhe nga partitë e opozitës, PD dhe LSI, të cilat e kanë konsideruar aktin e policisë si antikushtetues.