Policia s’i jep leje për protestë Genc Sejkos. Por ja çfarë paralajmërojnë….

0
179

Edhe pse kishin bërë kërkesë zyrtare për mbajtjen e një proteste në datat 28-30 Dhjetor përpara kryeministrisë, Policia e Shtetit shqiptar ua ka mohuar këtë të drejtë qytetare Genc Sejkos dhe përfaqësuesve të diasporës.

Pavarësisht mosdhënies së lejes protesta do të vijojë, madje tashmë do të kërkohet dhe shkarkimi i drejtuesit të parë në polici Kastriot Skendaj, firma e të cilit është hedhur në shkresën ku qytetarëve iu mohohet e drejta e protestës.

“Protesta jo vetëm që do të zhvillohet por tani përveç ndryshimit të sistemit, kërkohet urgjentisht edhe shkarkimi i Kastriot Skënderajt i cili me këtë shkresë ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për tubimet.
Lexoni ndonjë ligj se na lodhët!

Njerëz të lirë, shihemi të premten në orën 17:00 te Kryeministria!”, shkruan Nisma Thurje në rrjetet sociale.

Në shkresën e hartuar nga policia thuhej se ky tubim në rast se do të zhvillohej do të cilësohej i paligjshëm dhe organizatorët dhe qytetarët që do të merrnin pjesë do të ndiqeshin penalisht, gjë që tingëllon absurde sa kohë që e drejta e protestës është e garantuar me ligj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here