Presidenti i Diasporës Maqedonase në SHBA vlerëson Metën: E dëshmon me vepra se respekton popullin maqedonas…

0
196

Simpoziumin shkencor kushtuar “Jetës dhe veprës letrare të Sterjo Spasses”, që u zhvillua në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, e përshëndeti edhe Amerikano-maqedonasi, George Xhorxh Atanasoski, President i Diasporës Maqedonase në SHBA. Edhe pse nuk ishte i pranishëm në këtë veprimtarit, z. Atanasoski përmes një letre i është drejtuar të pranishmëve, duke vlerësuar kontributin e madh të Sterjo Spasses në fushën e letërsisë.

“Më vjen keq, që për arsye familjare pengohem të vij sot në Universitetin ‘Fan Noli’ në Korçë, për të cilën ju kërkoj falje të gjithë të pranishmëve. Sterjo Spasse është një nga shkrimtarët më të suksesshëm në Shqipëri me origjinë maqedonase. Duke krijuar në gjuhën shqipe, Spasse mbeti krenar për origjinën e tij maqedonase. Madhështia e tij si njeri dhe si krijues, lidh bashkë popullin shqiptar dhe popullin maqedonas. Unë jam krenar për mikun tim Vasil Sterjovski i cili, si kryetar i Shoqatës maqedonase “Sonce” pa lodhur drejton luftën për një jetë më të mirë dhe të drejta për vëllezërit dhe motrat maqedonas që jetojnë atje”, shkruante në letrën e tij z. Atanasoski, teksa falënderoi veçanërisht Presidentin Meta për respektin që tregon ndaj popullit maqedonas.

“Në fund, do të doja të përshëndesja veçanërisht mikun tim të sinqertë, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Ilir Meta, i cili me vepra dëshmon se me të vërtetë e respekton popullin maqedonas”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here