Deputeti demokrat dhe ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu e ka quajtur një ceremoni tragjiko-komike atë të sotmen ku u prezantuan ambulancat.
Shehu pyet nëse një kryeministër i një vendi europian mund të krenohet me pompozitet sepse janë importuar disa autoambulanca.
Të tilla “ceremoni” tragjiko-komike si kjo e sotmja për autoambulancat i shkojnë për shtat vetëm vendeve të Afrikës Qendrore.
Shehu tha se importi i disa ambulancave nuk mund të përbëjë eveniment kryeministerial për shëndetësinë që është në katastrofë të plotë.
Reagimi i Tritan Shehut
Të tilla “ceremoni” tragjiko-komike si kjo e sotmja për autoambulancat i shkojnë për shtat vetëm vendeve të Afrikës Qendrore.
A mundet Kryeministri i një vendi europian të krenohet kështu me pompozitet vetëm sepse janë importuar disa autoambulanca?!
Thuhet që kanë ardhur 36 copë, në fakt u panë nja 10 të tilla, kur me bujë ishin premtuar 100.
Askush nuk demonstron dhe as shpjegon gjithashtu çfarë niveli transporti mund të sigurojnë këto, duke u bazuar në pajisjet që duhet të kenë.
Por pavarësisht nga këto, importi i disa autoambulancave nuk mund të përbëjë një eveniment kryeministerial për shëndetësinë tonë, që është në katastrofë të plotë.
Nuk nxirret kështu sistemi ynë nga “Këneta Afrikane” ku e ka katandisur kjo Rilindje.