Mbledhja e Këshillit Bashkiak Skrapar për Buxhetin 2019 u thirr nga Prefekti Berat për tu zhvilluar në datë 28.12.2018 ora 11:00. Kjo pasi mbledhja e parë dështoi të miratonte buxhetin.
Edhe përse Prefekti thirri këtë takim, në orën 11:00 ai me disa përfaqësues takuan vetëm 2 këshilltarë, sekretaren e këshillit dhe përfaqësuesit e bashkisë. Mos respektimi i thirrjes së kësaj mbledhje ku duhej të Miratohej Buxheti 2019 për Bashkinë Skrapar rrezikon ta çoj Këshillin e Bashkisë drejt Shpërbërjes.
Mbledhja e parë rrëzoi buxhetin në 15 dhjetor ku këshilltaret socialiste kerkuan rënien e numrit të punonjësve në shifra të medha, me qellimin që te bllokohet funksionimi i gjithe bashkise
Këshilltarët socialistë iu imponuan mesa duket urdhërave të deputetit Adnor Shameti për mos pjesëmarrje të qëllimtë.