Konflikti mes Greqisë dhe Turqisë ka goditur sportin. Sipas asaj që shkruajnë mediat helene, faqja sportive e televizionit shtetëror grek “ERT” ka rënë pre e hakerave turq.
Goditja u krye në faqen “https://sports.ert.gr” ku hakerat turq vendosën një foto ku shkruhej:
“Mund të vijmë një natë papritur. Kufijtë tanë janë pengesa jonë e fundit” dhe duke kujtuar fundin e luftës greko-turke 1918-1922 shkruajnë: “Historia mund të përsëritet 07/09/1922“.
Faqja është nxjerrë përkohesisht jashtë përdorimit.