Pse studentët duhet t´i bashkohen protestës së emigrantëve

0
142

Nga Marlin Muca
Sot, neser dhe pasneser diaspora ka lajmeruar nje proteste masive para Kryeministrise. Duke marre shembull nga homologet e tyre ne Rumani, ata protestojne kunder keqqverijses, arrogances, kriminalitetit dhe korrupsionit. Kjo proteste eshte e para ne llojin e vet per vendin tone, ku pas shume vitesh mergimi, emigrantet vendosin te marrin pergjegjesi qytetare dhe te organizojne nje xhep rezistence perballe nje qeverie gjithnje e me shume autokratike. Ne daljet e fundit publike, eksponente te grupit iniciator i kane bere thirrje shume grupeve interesi qe kane dale dhe kane protestuar vitet e fundit per t´iu bashkuar organizimit qe do te mbahet diten e sotme dhe ne vijim para Kryeminstrise. Nje nder ta jane dhe studentet, te cilet per 16 dite me rradhe mbajten te bllokuar nje pjese te mire te Tiranes , duke i dhene nje grusht te forte qeverise me forcen dhe qendrueshmerine e treguar ne me shume se dy jave proteste. Pse ne duhet t´i bashkohemi protestes se emigranteve`?
Nje nga frikerat e medha tonat ne kaq dite proteste ishte kapja politike. Ditet e para, me shume sesa te atilla proteste, konsistonin ne nje lufte te ashper me njeri tjetrin, ku demaskimi dhe perbaltja te sillnin ndermend fleterrufete e famshme te diktatures. Thirrjet ´´jo-politike´´ qe me vone u transformuan ne ´´jo parti. jo organizata´´, perbenin lejtmotivin kryesor te nje levizjeje qe me shumeuo mor me veten se sa me kauzen. Gjithsesi, ditet e konfuzionit mbaruan shpejt e sakaq tezat e para te levizjes nuk do te mungonin te artikuloheshin ne sheshe e studio televizive.
Protesta e sotme eshte e paster dhe kjo besoj mjafton per ne qe t´i bashkohemi vellezerve tane ne emigrim per te treguar vendosmerine e duhur per janarin e muajt qe vijne. Organizatoret kane bere qe ne fillim me dije se ne proteste nuk do te pranohen figura politike, por vetem qytetare te thjeshte, pa dallim bindjeje e ideje dhe me nje qellim te perbashket: Per t´i pare shqiptaret te lire dhe me dinjitet.Ky fakt duhet te na beje t ekuptojne se protesta nuk ka prapavije partiake por thellesisht qytetare.
Arsyeja e dyte pse ne duhet te dalim sot ne shesh eshte fakti se tri shtyllat kryesore te kesaj proteste (keqqeverisja, arroganca, kriminaliteti´´ ndertojne substratin ku u plazmua e gjithe pakenaqesia studentore e muajve te fundit.
Ligji per arsimin e larte u miratua pa u konsultuar me grupet e interesit, ne kundershtim me Kushtetuten dhe natyrisht nen mbrojtjen e ombrelles se arrogances politike.
VKM e tarifave dhe nje sere aktesh te tjera te hartuara nga Keshilli i Ministrave dhe Ministria e Arsimit jane rrjedhim i drejtperdrejte i keqqverisjes dhe klientelizmit qeveritar karshi oligarkeve te arsimit.
Droga, krimi dhe korrusioni te te rinjte dhe ne boten universitare nuk mund te jene tjeter vecse produkt i krimit qe mbeshtetet fuqimisht nga pushteti per te vjedhur Shqiperine dhe vota.
Pra pjesemarrja jone sot tregon se levizja nuk eshte siperfaqesore por synon te godase pika kyce te sistemit e me vone pse jo, te kerkoje dhe permbysjen e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here