Edi Rama ka njoftuar se Lindita Nikolla do të largohet nga detyra e ministres, dhe vendin e saj do ta zërë Besa Shahini.
“Ministrat që do largohen kanë një rol tejet pozitiv në diçka që kemi bërë dhe transformimet që kemi sjellë. Janë një gjeneratë drejtuesish që ka shumë për të dhënë edhe në parti,
Të gjithë ata që kanë 5 vjet në kabinet tja lënë vendin të tjerëve dhe për ta bëj falënderim të posaçëm e për punën e tyre mbaj një fjalë më vete se janë
Dua ta filloj me Linditën.
Reforma ne arsim është një nga më të thellat në adresimin e fundit të trancizionit. Kjo është padyshim e lidershipit të Linditës. Sistemi i hyrjes në universitet është sistemi që krijoi Lindita Nikolla, sistemi që prej dy vjetësh nuk kemi asnjë ankesë, nuk është metaforë është fakt. edhe ligji për Arsimin e Lartë garanton fundin e tranzicionit, mjafto ta zbatojmë, është meritë e Linditës, u shpreh Rama…