Atentati në Laprakë, zbulohet kush ndihmoi autorin në vrasjen e Griseldës…

0
166

Policia e Tiranës arrestoi një të dyshuar për vrasjen e 17- vjeçares Griselda Gjikola dhe plagosjen e Erjon Bengës mbrëmjen e së mërkurës në Laprakë.

Autoret e dyshuar duke u larguar pas krimit
Autoret e dyshuar duke u larguar pas krimit

I arrestuari është Roland Muzhaqi, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit. Burime nga Policia thanë dje se Prokuroria kishte firmosur urdhër ndalimi për Muzhaqin, i identifikuar përmes kamerave të sigurisë.

Ai dyshohet të jetë personi që është filmuar nga kamerat bashkë me autorin e shpallur në kërkim Robert P., 19 vjeç, para, gjatë dhe pas momentit të krimit. Megjithatë, burimet thanë se Muzhaqi nuk ka qenë i armatosur dhe personi që dyshohet se ka shkrepur armën, duke tentuar të vrasë Erjon Bengën, me të cilin kishte pasur konflikt, por nga të shtënat ka mbetur e vrarë vajza që ai pëlqente, Griselda Gjikola.

VIKTIMA E VRASJES NE LAPRAKE, GRISELDA GJIKOLA
VIKTIMA E VRASJES NE
LAPRAKE, GRISELDA GJIKOLA

Sipas burimeve, në momentin që i ka parë duke u futur në makinën tip “Mercedez Benz”, me targa AA 266 MS, Robert P., i shoqëruar edhe nga i arrestuari, është afruar duke qëlluar të paktën 4 herë me armë zjarri.

Nga këqyrja e automjetit, ekspertët kanë arritur në përfundimin se objektiv i atentatit ka qenë 23- vjeçari Erjon Benga, që mbeti i plagosur. Autori ka qëlluar nga xhami i pasmë i makinës në krahun e shoferit, ku ndodhej i plagosuri, por plumbat kanë goditur edhe 17-vjeçaren që ndodhej në sediljen e parë.

KAMERAT E SIGURISE

Policia ka sekuestruar dhe ka verifikuar kamerat e sigurisë së disa bizneseve private në vendin ku u vra 17-vjeçarja Griselda Gjikola dhe u plagos Erjon Benga. Gjithashtu janë verifikuar edhe disa kamera të tjera përreth vendit të ngjarjes, për të parë rrugën që kanë ndjekur autorët e ngjarjes, para dhe pas ngjarjes.

makina griselda1

Burimet thanë se nga pamjet e kamerave të sigurisë, autori i dyshuar Robert P. dhe miku i tij tashmë i arrestuar, Roland Muzhaqi, shfaqen qartë në kamera, edhe pse mbanin kapuça në kokë. Sipas pamjeve filmike, i dyshuari ka pritur momentin kur çifti të futej në makinë dhe sapo mjeti është ndezur, është afruar duke qëlluar 4 herë në drejtim të shoferit, nga xhami i pasmë i makinës.

Menjëherë pas krimit, 19-vjeçari Robert P. dhe miku i tij Muzhaqi largohen me vrap nga vendi ngjarjes, moment ky që po ashtu është filmuar nga kamerat e sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here