Fabregas është kthyer në një objektiv konkret për Milanin…

0
178

Cesc Fabregas është futur në muajt e fundit të kontratës në “Stamford Bridge” dhe Milan është gati të përfitojë.

Megjithatë, Chelsea nuk e ka thënë ende fjalën e saj, me Maurizio Sarrin që beson shumë te cilësitë e spanjollit. Në konferencën për shtyp, italiani ka kërkuar nga klubi që 31 vjeçari të mos shitet, duke sjellë një bllokim të operacionit që e dërgon në Milano.

“Në këtë pozicion kemi vetëm dy lojtarë, Jorginho dhe Fabregas, kështu që për mua do të ishte vërtet një problem pa Cesc. Dua që ai të qëndrojë. Nuk e di Cesc dhe vendimin përfundimtar të klubit, por për mua është shumë e rëndësishme dhe nëse Cesc largohet, mendoj se do të duhet të blejmë një tjetër lojtar. Edhe pse nuk është e lehtë sepse, teknikisht, Cesc është një lojtar shumë i rëndësishëm “-deklaroi Sarri.

Fabregas është kthyer në një objektiv konkret për Milanin, i cili shikon te spanjolli njeriun kryesor për të ringritur skuadrën e Gennaro Gattusos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here