Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reagur në rrejtin social facebook, për shpërblimet, ku sipas saj kryeministri prej pesë vitesh nuk ka dhënë asnjë shpërblim në administratë.
Statusi i plotë:
Edi Rama prej 5 vitesh nuk jep asnje shperblim per festat e fundvitit per mjeket dhe infermieret e QSUT dhe spitaleve rajonale.
Prej 5 vitesh Edi Rama privon administraten nga shperblimi i fundvitit.
Prej 5 vitesh asnje incentive per te motivuar mjeket e infermieret qe ne kushte mizerabel, u sherbejne mijera pacienteve me perkushtim e profesionalizem.
Nga ana tjeter ne show-n mediatik e te genjeshtert premton incentiva, shtim te stafit, e permiresim te kushteve, nga QSUT e deri ne spitalet rajonale.
Ne keto 5 vite, nuk ka patur asnje rritje page, me perjashtim te nje rritje qesharake 10%, 2 vite me pare, e cila eshte fare e paperfillshme nese krahasohet me rritjen e inflacionit.
Kjo eshte braktisja qe i ka bere ky kryeminister dhe kjo qeveri bluzave te bardha, profesionisteve qe rikthejne shpresen per te jetuar. E turpshme.
Sistemi shendetor sot po perballet me krizen me te madhe, duke filluar qe nga cilesia e mungesa e medikamenteve, mungesa e logjistikes, infrastruktures dhe e gjitha kjo krijon nje terren fare te papershtatshem per nje mjek apo infermier te punoje me profesionalizem ne te tilla kushte. C’ka ka nxitur qe 79% e tyre te shfaqin hapur deshiren per tu larguar nga Shqiperia.
Koncensionet dhe PPP-te korruptive ne shendetesi vulosen perfundimisht rrenimin e ketij sistemi.
Edi Rama njeriu qe mori drejtimin e ketij vendi me kliente, bandite e oligarke, dhe e coi si kurre ndonjehere, me shpejtesi drejt humneres.