Një pikturë nga vitet 1860 ka një detaj të dukshëm nga kohërat moderne: një grua në shëtitje teksa ka picërruar sytë në një celular.
Ndërsa në sfond duket një burrë që do t’i dhurojë lule, por që ajo as nuk ia lëshon sytë. Epo, asgjë me sa duket nuk ka ndryshuar nga shekulli i nëntëmbëdhjetë përveç rrobave.
Peter Russell vuri në dukje që vajza duket sikur mban në dorë “iPhone” në pikturën e muzeut Neue Pinakothek në Mynih ku varet vepra në fjalë e titulluar “The Expected One” nga Ferdinand George Waldmüller.
Russell, i cili herë pas here poston në blogun e tij “Motherboard”rreth kulturës, shkruan:
Ajo që më bën më së shumti habi është se si një ndryshim në teknologji ka mundësi të ndikojë gjithë kontekstin në interpretimin e pikturës.
Ndryshimi i madh është se në 1850 ose 1860, çdo shikues i vetëm do të kishte identifikuar sendin në dorën e vajzës si një libër hymnor ose lutjeje.
Sot, të gjithë shohin në dorën e vajzës një iPhone dhe ajo është zhytur në rrjetet sociale, askush nuk e koncepton që mund të jetë një libër…”