Ish-kryeministri Sali Berisha, duke reaguar mbi atentatin me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në qytetin e Elbasanit, shkruan se rendi është në dorën e bandave.
Reagimi i Berishës:
Te dashur miq, nata e mbrëmshme ishte e përgjakshme ne Elbasan. Tre te vrare me breshëri kallashnikovi, dy shtetas shqiptare dhe një turk. Vrasësit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur për një darke me narkopolice. Vet narkopolicia lau duart duke e cilësuar masakrën si zakonisht qërim hesapesh midis bandave. Kjo masakër provon dhe nje here se ne Shqipëri rendi është në duar te bandave.