Vasili: Festa të trishta, që nuk i meritojmë!!!

0
159

Festa te trishta,qe nuk i meritojme!!!

Gjithkund trishtimi e ka bere te veten.As festat nuk i kurseu.
Viti i Ri mbetet kryefesta e shqiptareve.
Pergjithmone ka qene momenti kur problemet shtyheshin menjane per tu harruar disa caste e per te mos u pare per disa te tjera.
Dhe shqiptaret ja kane dale t’i kene keto pac caste harrese e ç’kujdesje.
Por kete vit shqiptaret per here te pare nuk ja dolen dot.
Trishtimi,qe kumtohej prej mijra te rinjve studente te zëshëm ne rruge e sheshe,por edhe i mijra te tjereve te pazëshëm neper shtepi,klube te varfra lagjesh, fshatrash e qytetesh,na kaploi te gjitheve.
Trishtim, qe e mbyt buzeqeshjen e cila i shtrengon buzet dhe nje ngerdheshje e eger shfaqet gjithkund.
Fajtoret e trishtimit jane aty perpara nesh me ngerdheshjen e te nginjurit e te arrogantit, te lumtur se jua ka rrembyer buzeqeshjen te tjereve.
Fajtoret jane aty edhe Kryefajtori aty eshte te zhytur ne rehatine, qe kamja jua jep.
E ne nderkohe mijra te tjere trishtueshem ngarendin me qeska gjysem te boshatisura prej pamundit te varferise,qe ta vjedh buzeqeshjen e dhimbjen ta jep te shumte e te hidhur.
Njerez!! Buzeqeshjen e vjedhur ne duhet ta rimarrim per veten e te tjeret.
Damka e denimit s’do mund te vonoje per te ngerdheshurit e nginjur te kolltukeve erekeqinj te qeverise.
Dhe koha ka ardhur!!
Dhe trishtimi i festes do te davaritet!!Dhe gezimi i fitores se te mires do te jete mes nesh!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here