Rama as sot nuk pranon fajet! Mbron oligarkët!!!!!

0
128

Rama i është shmangur çfarëdolloj përgjegjësie politike apo morale në lidhje me skandalin e Unazës së Madhe të Tiranës, ku një kompani me dokumenta të falsifikuara arriti të marrë plot 18 mln euro nga tenderi.

Në konferencën e fundvitit përballë gazetarëve, Rama tha se kjo gjë ndodh në të gjithë botën. Për të relativizuar sado pak çështjen në fjalë, Rama hodhi akuza në drejtim të qeverisë së të djathtëve, thuajse 6 vite më parë.

“Akuzat për korrupsion dhe korrupsioni janë dy gjëra të ndryshme. Sa për akuzën, kompani që hyjnë më letra të falsikuara në tendera ka në gjithë Botën, dhe një ministër nuk gjykohet nga kjo, por gjykohet nga mënyra si reagon kur fakti konstatohet. E dini ju që një kompani është shitur me letra te falsifikuara dhe askush nuk ka reaguar. Sa i takon rastit në fjalë, ky është korrupsion.

Gjiknuri nuk është shkarkuar është zëvendësuar në kuadër të atyre nëvojave dhe qëllimeve që i kam bërë publike, por ka bërë një punë transformuese për aq pak kohë sa pati. Nuk vidhen më dritat në Shqipëri, sot kemi një trasnformim rrënjësor në sistemin energjitik. Kush e bëri? Janë bërë nën drejtimin e Damian GJiknurit. Së shpejti nis puna për aeroportin e Kukësit e Vlorës, janë procese të vështira.” – deklaroi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here