Dështimi në “Rusi 2018”, trajneri i Gjermanisë ka humbur besimin e tifozëve…

0
196

Joachim Low ka hyrë në listën e trajnerëve më afatgjatë pasi prej 12 vitesh drejton Gjermaninë, me të cilën është shpallur edhe kampion bote. Gjithsesi viti I fundit ka qenë më i vështiri për 52-vjeçarin pasi dështimi në “Rusi 2018” e ka vënë seriozisht në pikëpyetje vazhdimin e tij me “panzerat”.

Për këtë arsye gazeta gjermane “Bild” ka organizuar një sondazh duke pyetur tifozët. 41% e tyre janë përgjigjur se Low duhet të largohet, 35% mendojnë se ai duhet ende të vazhdojë, ndërsa 24% kanë qenë abstenim.

Nuk dihet nëse ky sondazh do të ketë efekt te federata gjermane e futbollit, por ajo që vlen është se Low ka humbur besimin e tifozëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here