Ermal Mamaqi, kllouni i oborrit, si sapun për pastrimin e zhulit të korrupsionit…

0
156

Për të disatin vit rradhazi, Ermal Mamaqi hap dyert e emisionit të tij, duke ia kushtuar hapësirën televizive të festave Edi Ramës dhe Erion Velisë.

Detyra e Mamaqit është t’iu çojë shqiptarëve në tryeza, kontrabanduar mes humorit banal dhe batutave bajate, fytyrat e padëshiruara të këtyre dy personave, për të zbutur, mes gëzimeve të festës, neverinë e përgjithshme që i shoqëron. Mamaqi pranon të bëhet sapuni që shkumon zhulin, fytyrave të tyre të lyrosura nga korrupsioni.

Në klipin e emisionit të fundit, Rama paraqitet sikur po shkon tek Mamaqi i detyruar nga këmbëngulja e tij e papërballueshme, duke mos e lënë të qetë as në dush e në shtrat, me kërkesën për dialog. Në fakt, është Rama i dëshpëruar për të dalë në emisionin e tij, qoftë edhe pa brekë, për të zbutur e normalizuar sa të mundet, situatën e menderosur ku ndodhet, ku studentët i kthejnë krahët dhe e pështyjnë sa herë që ky i del përpara për dialog. Për këtë ai është gati të bëjë çdo lloj marrëzie, sepse çdo figurë tjetër, sado qesharake, e çliron sado pak nga kjo ku është.

Humori, si të gjithë format e tjera të artit është dhe duhet të jetë gjithmonë opozitar me pushtetin. Një humorist që pranon t’i shërbejë pushtetit është vetëm një klloun oborri.

Nga Ergys Mertiri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here