“Justifikimi” i Edi Ramës, përballë pyetjes së studentit në Vlorë, se “si e ke ndërtuar vilën e Surrelit”. Është bërë objekt talljesh e ironish, në rrjetet sociale.
Pyetja më e fundit e një qytetari, mbart mbi vete talljen dhe ironinë, më tepër se përgjigja e mundshme.
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke publikuar pyetjen më të fundit ironike, shton edhe tre pikëpyetje, që sipas tij “ia zënë frymën Eid Ramës”.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Lexoni pyetjen e emigrantit Renato Tahaj per Edi Ramen: Si te kursej nga emigracioni qe te bej nje vile dhe une ne Surrel?
Miq, duke lexuar pyetjen e Renatos me erdhen ne mendje sarajet e Surrelit me gjatesi themelesh 57 m te gjata ne kater bunkere, secili me siperfaqe banimi 230 – 270 m katror me oborr 5000 m katror nderkohe qe pronari i tyre kishte deklaruar ne ILDKP vetem 2900 euro kursime.
Kurse i gozhduar nga studenti ne Vlore me pyetjen se me se e ndertove Vilen ne Surrel, Hajne Rama u pergjigj se e ka ndertuar me para qe ka fituar ne emigracion, konkretisht ai i zene ngusht tha: “Kam qene ne emigracion dhe si gjithe te tjeret kam fituar”
Por lidhur me kete pergjigje jane keto pikpyetje:
1-A jane te verteta akuzat e Fatos Nanos qe tha se Ramen e solli nga Parisi ku shiste ikona te vjedhura.
2-Ku i ka fshehur Rama parate e fituara ne emigracion pasi per disa vite me radhe pas kthimit nga emigracioni ai ka deklaruar zero kursime ose maksimumi 2900 euro.
3-Pse Rama shkarkoi menjehere ne kundershtim me ligjin kryetaren e ILDKP sapo ajo hapi dosjen e kontrollit te pasurive te çiftit Rama, pra Rames dhe madam Bashes.
Per te gjitha keto, pyetja e Renatos te sjelle ne mendje vargje te pershtatura te poemes se Migjenit:
Pyetje qe s’kaperdihet eshte or vella hajnia!, pyetje qe i nxene Rames frymen, i prish gjumin dhe e lemerit e nuk di ku te futet etj etj…