Bashkë në 7 Janar. Kërpaçi: Bashkimi i gjimnazistëve dhe studentëve do të jetë fitorja e Shqipërisë!

0
137

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me takimin e organizuar ditën e sotme nga gjimnazistët e LRI. Kërpaçi shprehet se situata alarmante ku gjimnazistë, studentë e të rinj nuk duan të qëndrojnë në vendin tonë na mblodhi sot në këtë bashkëbisedim me gjimnazistët për problemet dhe sfidat e tyre!

“Të rinjtë kanë nevojë për një rezolutë me kërkesa të qarta për reformimin e sistemit arsimor! “- shkruan Kërpaçi.

Gjithashtu deputetja e LSI-së bën thirrje për çdo të ri të bëhen bashkë në protestën e 7 janarit.

Postimi i plotë:

Situata alarmante ku gjimnazistë, studentë e të rinj nuk duan të qëndrojnë në vendin tonë na mblodhi sot në këtë bashkëbisedim me gjimnazistët për problemet dhe sfidat e tyre!

Në kushtet ku nuk ka cilësi në arsim, nuk ka shanse për punësim, nuk ka siguri për jetën e të ardhmen, 79% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria sepse nuk kanë shpresë për të jetuar në vendin tonë.

Të rinjtë kanë nevojë për një rezolutë me kërkesa të qarta për reformimin e sistemit arsimor!
Ku të kemi një sistem arsimor që i përgjigjet nevojave të rinisë dhe tregut të punëve të së ardhmes dhe jo interesave klienteliste të kryeministrit.

Presionet nga drejtoreshat, si me rastin e drejtoreshës së Sami Frashërit, do të denoncohen dhe ndiqen pa asnjë hezitim nga LSI!

7 janari duhet ti gjejë të gjithë të rinjtë bashkë për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë tonë!

Bashkimi i gjimnazistëve dhe studentëve do të jetë fitorja e Shqipërisë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here