Kongresi i SHBA bllokon emërimin e ambasadorit të ri në Tiranë, kandidatura i kthehet Trump

0
102

Senati Amerikan ka kthyer mbrapsht propozimin e presidentit Donald Trump lidhur me emërimin Kathleen Kavalec në detyrën e Ambasaadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Nomiminimi i saj për këtë post ka mbërritur në Senat me datë 9 korrik 2018 ndërkohë që Trump pritet ose ta ridërgojë sërisht në Senat propozimin e tij për Kavalec në postin e Ambasadores së SHBA-së në vendin tonë ose të zgjedh një emër tjetër.

Emri i Kavalec figuron  ende në faqen e Shtëpisë së Bardhë si e emëruar për postin e ambasadores.

Sipas rregullave të Senatit, kur koha e pritjes për konfirmim i kalon të 30 ditët, kandidatura i kthehet presidentit, por komisioni i senatit mund ta anashkalojë këtë rregull me një votë konsensuale.

Kathleen Kavalec,  është një diplomate karriere në Shërbimin e Jashtëm e cila ka shërbyer si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike që nga viti 2015.

Më parë, Kavalec ishte Drejtore e Zyrës së Rusisë Çështje (2014 -2015) dhe Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-së UNESCO në Paris, Francë (2010-2013). Si Zëvendës Koordinatore për Ndihmë në Byronë Evropiane (2009-2010) dhe si Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtim dhe Stabilizim (2008-2009), ajo drejtoi programe të mëdha të asistencës së SHBA.

Detyrat e jashtme të Kavalec përfshijnë shërbimin si Zyrtar për Çështje Kulturore, Ambasada Amerikane, Bukuresht, Rumani (2005-2008), Këshilltare Politike, Ambasada Amerikane, Kyiv, Ukrainë (1999-2001) dhe Zyrtare Politike, Ambasada Amerikane Moskë, Rusi (1992 -1994).

Në Uashington DC ka shërbyer si Zyrtare për Menaxhimin e Legjislacionit në Byronë e Çështjeve Legjislative (1995-1996) dhe si Drejtor i Njësisë Ekonomike në Zyrën e Koordinatorit për Ndihmën që përfaqësonte Shtetet e Reja të Pavarura (1996-1998).

Kavalec ka mbaruar Master i Shkencave në Shërbimin e Jashtëm në Universiteti Georgetown në Uashington, D.C në vitin 1984. Ajo flet gjuhen frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here