Gjithmonë vëmë para përgjegjësisë autoambulancat dhe zjarrfikëset për mbërritjen me vonesë në destinacionet ku paraqiten emergjenca.
Por kjo video e mbërritur në Ora News tregon qartazi se te drejtuesit e mjeteve mungon çdo lloj përgjegjshmërie lidhur me parkimin e mjeteve.
Rasti në fjalë ka ndodhur në kryeqytet. Zjarrëfikësja pret e bllokuar nga makinat që kanë parkuar në të dy krahët e rrugës, teksa duhet të shkonte për të shuar zjarrin në një banesë pas Qendrës Tregtare Kristal.