Partizani ka zgjedhur Turqinë si destinacion për…

0
163

Partizani ka zgjedhur Turqinë si destinacion për tu përgatitur për dy fazat e mbetura të Superiores.

Të kuqtë, do të udhëtojnë drejt Antalias ditën e nesërme, ndërkohë që kanë caktuar edhe 3 miqësoret që do zhvillojnë në tokën turke. Në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”, njoftohet se Partizani do të zbres në fushë pasditen e 9 janarit, ku në orën 15:00 do të tregojë forcat përballë Sivassporit.

Dy ditë më vonë, kampionët e dimrit në Kategorinë Superiore do të përballen me Antalyaspor, me takimin që do të nis në orën 15:30. Ndërkohë, faza përgatitore e dimrit për Partizanin do të mbyllet me Shakhter Karagandy në orën 18:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here