Banorët e “Astirit” vijojnë protestën e tyre të pa ndërprerë as edhe natën e ndërrimit të viteve, ndërsa sot kanë prekur ditën e 62-të të saj.
Banorët që tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesës apo biznesit të prekur nga projekti i Unazës së Madhe, por anulimin e plotë të këtij projekti, pasi sipas tyre është i korruptuar, kanë bllokuar sërish qarkullimin e automjeteve.
Banorët teksa brohorasin kundër qeverisë dhe projektit të “Unazës së Madhe”, që sipas tyre është një projekt korruptiv, i kanë kërkuar llogari prokurorisë se çfarë po bëhet me kallëzimin e tyre ndaj kreut të ARRSH-së Afrim Qendro.
Dorian Protoduari ka akuzuar autoritetet se kanë mashtruar lidhur me dëgjesat prë projektin, ndërsa tha se Erion Veliaj duhet të ishte në burg, e jo danieli.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/977278562659811/