Deputeti nxjerr zbuluar Ramën: “Kur mori pushtetin ndihej cub i fortë, tani godet si kalama mashtrues”

0
120

Qeveria pritet të përballet sërish me protestën e studentëve, për shkak se e cilësojnë si të pa mjaftueshëm vendimin për plotësimin e 8 kërkesave thjeshtë me VKM. Deputeti i PD, Lucciano Boçi shprehet se Rama sot kërkon dialog ndërkohë që protestat e tyre në fillim nuk i përfillte.

Statusi i plotë: 

Kur studentët e transferuar në Universitetet publike kërkonin dialog për uljen e tarifave, Rama u dërgoi “dialoguesit” specialë të forcave speciale. Në 2015, Rama i nxorri duke i tërhequr zvarrë me dhunë, nga greva e urisë, studentët e infermierisë.

Ky ka qenë në fakt standardi i tij i dialogut dhe i zgjidhjes së kërkesave për tarifa të arsyeshme të studentëve.Sot bën të njëjtën gjë, por me një ndryshim të vogël! Po i merr zvarrë me ca VKM-ra, pa pikë lidhje dhe aspak funksionale. Atëhere ndjehej cub i fortë, nën euforinë e pushtetit të sapo marrë dhe godiste hapur. Tani si “Lamja” godet si kalama mashtrues!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here