Dhurata Çupi: Shqipëria më e varfëra në Europë nën drejtimin e kryeministrit të oligarkëve

0
112

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar në rrjetin social facebook, për gjendjen e varfërisë së Shqipërisë. Të rënditur në krye të klasifikimit shkruan Çupi, kjo vetëm për faj të kryeministrit të oligarkëve…

Rekordi i radhës i qeverisë Rama shënohet për klasifikimin në krye të varfërisë për Europën.

Kjo renditje e shpall kryeministrin më të dashur për oligarkët e tij e më të urryerin për Shqiptarët. I pari per pasurine vetjake dhe i fundit per pasurine e qytetareve shqiptare.

Kështu sipas të dhënave nga Statistikat Europjane , veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër në Europë, ku të ardhurat e banorëve janë sa 24% e mesatares së Bashkimit Europian.

Rajoni i tretë më i varfër i Europës është Jugu i Shqipërisë, me 29.52% të mesatares së Bashkimit Europian.
Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfërin e Europës. Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në mal të Zi është rreth 40%.

Fotografia e Dhurata Çupi Tyli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here