Historiani ngre alarmin: Në Dropull po përgatitet ‘Kaçifas 2’, RENEA të bëhet gati…

0
148

Konstandin Kaçifa, minoritari nga fshati Bularat në Dropull i cili u vra nga RENEA në tetor të 2018-ës, pasi qëlloi me armë zjarri policinë lokale të Gjirokastrës, duket se ka nxitur të tjerë elementë ekstremistë në zonën e minoritetit. Historiani Arben Llalla ngre alarmin duke thënë se persona të tjerë të minoritetit grek në Shqipëri po përgatiten për sulme të ngjashme me armë si ngjarja e rëndë e Bularatit.

Në një përgjigje për ministrin e Jashtëm grek, historiani e akuzon atë se është shteti fqinj që financon të tillë persona për të kryer provokime ndaj shqiptarëve. Sipas Llallës, organizata terroriste MAVI, përgjegjëse për masakrën e Peshkëpisë në Gjirokastër ku 7 persona të armatosur hynë nga Greqia në territorin shqiptar në 10 prill të 1994-ës, dhe vranë në befasi ushtarin Arsen Gjini dhe kapitenin Fatmir Shehu, janë aktivizuar sërish. Për ta ilustruar edhe më fort pretendimin e tij, Llalla poston një foto në Facebook ku duket një person që ka fotografuar bluzën me mbishkrimin MAVI dhe një armë automatike mbi të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here